Gattuso: Ndaj Parmës duhet të jemi maksimalisht të përqendruar
Genaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Parmës në transfertë, që do të luhet nesër në mesditë, ndërsa ka vlerësuar rëndësinë e takimit dhe vështirësinë e fushës në Tardini.
“Do të jetë një takim shumë i vështirë, përballë një skuadre që mund të na hapë shumë punë. Edhe në fazën e parë, nuk merituam të fitojmë ndaj tyre, ndaj duhet të jemi maksimalisht të përqendruar”, tha Gattuso.
Trajneri i Milanit pranoi se mesfushori brazilian Paqueta dhe kapiteni Romagnoli, mund të luajnë që nga minuta e parë, ndërsa theksoi se pret më shumë nga Suso, në këtë fazë të sezonit.
“Paqueta dhe Romagnoli janë mirë, ndaj mund të luajnë nga fillimi. Pres shumë nga Suso, pasi i ka të gjitha mundësitë për të na sjellë ndryshimin që na duhet, në këto javë të fundit”, theksoi Gattuso.























