22:06 / 19.04.2019
PSG në sulm për yllin e Juvës, torinezët gati superkontratën
Shkëlqimi i Moise Kean ka bërë që drejtuesit e Juventusit të marrin menjëherë masat e duhura për të blinduar xhevahirin e tyre nëpërmjet një kontrate të majme dhe afatgjatë.
Sipas asaj që raporton “Le10sports”, PSG është i interesuar për italianin 19-vjeçar dhe shpreson shumë te menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, me të cilin ka bërë shpesh mjaft akorde në të shkuarën, raporton BW.
Pikërisht Raiola është edhe frika më e madhe e Juventusit, që kërkon të sigurojë një kontratë afatgjatë prej 3 milionë eurosh në sezonme lojtarin që ka shpërthyer në gjysmën e dytë të sezonit duke shënuar plot 6 gola në vetëm 8 ndeshje me Juventusin si dhe 2 gola në 2 takimet e fundit me përfaqësuesen e Italisë.























