Oklahoma rikthehet në lojë, Boston prek kualifikimin!
BKT
Sport

Oklahoma rikthehet në lojë, Boston prek kualifikimin!

Ishin tre sfidat play off në mbrëmjen e NBA. Oklahoma City Thunder u rikthye në lojë për kualifikimin ndaj Portland Trail Blazzers, Boston Celtics vrau shpresat e Indiana Pacers ndërkohë që Toronto Raptors ashtu siç edhe parashikohej mori kryesimin në serinë ndaj Orlando Magic.

Faktori parket vazhdon të ndikojë në duelin mes Thunder dhe Blazzers pasi Oklahoma arriti të ngushtonte në 2-1 serinë play off mes tyre falë fitores me shifrat 120-108 në Chesapeake Energy Arena. Rusell Westbrook me 33 pikë 11 asiste dhe 5 rebound ishte heroi i padiskutueshëm i skuadrës së trajnerit Billy Donovan, ndërkohë që te Portland spikati i përhershmi Damian Lillard me 32 pikë. Ndeshja e 4-t e këtij çifti do të luhet sërish në Oklahoma me Thunder që do të tentojnë të barazojnë në 2-2 serinë mes tyre.

Nuk ka më histori çifti çerekfinal në Lindje mes Indiana Pacers dhe Boston Celtics, pasi skuadra më e titulluar e NBA, bëri ligjin edhe në përballjen e tretë mes tyre të zhvilluar në Indianapolis duke e çuar në 3-0 serinë. Në Bankers Life Fieldhouse dueli mes tyre mori drejtim që në periodën e parë edhe pse Indiana u rikthye në ndeshje në periodën e dytë duke shkuar në pushim në avantazhin e dy pikëve. Boston gjithsesi tregoi supermacinë e saj në dy periodat e tjera duke fituar me shifrat 96-104, në një sfidë ku basketbollisti më i mirë mbi parket ishte Broën i miqëve me 23 pikë dhe 7 rikuperime poshtë tabelës, transmeton SS.

Mori kryesimin e serisë në 2-1 Toronto Raptors ndaj Orlando Magic pasi triumfoi në ndeshjen e tretë brenda në Florida me rezultatin 98-93 në një ndeshje ku diferencën e bëri kamerunasi Siakam me 30 pikë 4 asiste dhe 11 rebound.