Mourihno “thumbon” Solskjaer: Eleminimi erdhi prej teje
BKT
Sport

Mourihno “thumbon” Solskjaer: Eleminimi erdhi prej teje

Humbja 3-0 e Manchester United me Barcelonën në “Camp Nou”, nuk është kapërdirë dot nga Jose Mourihno.

I ftuar në emisionin “Russia Today”, portugezi analizoi ndeshjen e anglezëve, ku vuri në dukje gabimet në taktikën e trajnerit Gunnar Solskjaer.

“Në ndryshim nga ndeshja e parë, United bëri një gabim në markim. E lanë Messin të lëvizte lirshëm. Është e vështirë ta markosh prandaj duhet ta fusësh në ‘kafaz’”, tha Mourinho.

Kjo disfatë e pa skuadrën e Solskjaer të eleminuar nga Champions League. “Special One” citoi dhe vendosjen e lojtarëve të United.

“Nuk po e kuptoja skemën. Pogba dhe McTommany lëviznin sa në një krahë në tjetrën. Përballë mbrojtjes luante Fred. Në atë pozicion ai duhej të markonte Messin i vetëm. Të markosh Messin 1 kundër 1 është e pamundur. Unë nuk do ta aplikoja kurrë këtë”, theksoi Mourinho, transmeton oranews.

Aktualisht Mourihno është pa skuadër, por e ardhmja e 56 vjeçarit është e lidhur me PSG ose Interin.