Votojnë përfaqësitë diplomatike për president të Maqedonisë së Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Votojnë përfaqësitë diplomatike për president të Maqedonisë së Veriut

Pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet presidenciale për Maqedoninë e Veriut, në përfaqësitë piplomatike- konsullore (PDK) në Evropë ka aktualisht në Pragë, 23.4 për qind dhe më të ulët në Stamboll, 3.57 për qind, tha zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Ljupka Guguçeska.

Siç tha Guguçeska në konferencën e parë për shtyp mbi zgjedhjet, votimi po zhvillohet pa probleme. Pjesëmarrja në PDK-të  në Budapest është 18.75 për qind, në Bruksel 18.37, në Zagreb 16.67 … Pjesëmarrja në PDK-të nga ora 18:30 në Kanberrë është 38 për qind, ndërsa në Melburn 57.58 për qind. Vendet e votimit në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada do të hapen në orën 19:00.

Gjithsej 3 150 vëzhgues vendas dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj po ndjekin votimin për zgjedhjet presidenciale në vend, tha Guguçevka dhe kujtoi se 1 808 131 qytetarë kishin të drejtën e votës dhe 1,778 votues u aplikuan në 32 përfaqësi diplomatike dhe konsullore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota