Ja çfarë thotë Gattuso pas barazimit te Milanit me Parmën
Milani u ndal në barazim 1-1 në Parma, duke bërë një hap prapa në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Castillejo shënoi për kuqezinjtë, ndërsa Bruno Alves barazoi shifrat me një goditje të bukur dënimi.
Pas ndeshjes trajneri Gennaro Gattuso theksoi: “Nuk ishte një paraqitje shumë e mirë. Provuam dhe patëm fat kur gjetëm golin e avantazhit, më pas ata barazuan me një goditje dënimi të bukur, por të shkaktuar nga naiviteti ynë”, tha Gattuso.
Parma? "Ky ekip ka karakteristika shumë specifike, ishim në dijeni për këto në disa momente ishin më të rrezikshëm se ne”.
Gabimet? "Ndoshta nuk jam i zoti që t’i bëj njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim diçka më shumë, e dinim shkallën e vështirësisë së kundërshtarit. Tek goli i dytë ishim të pafat, nuk ishte shumë i paqartë pozicioni jashtë loje, duhet të shohim përpara”, theksoi tekniku italian.























