KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar
BKT
Rajoni dhe Bota

KSHZ anulon votimin në dy vendvotime në Kavadar

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi të anulojë votimin në dy vendvotime në Kavadar për shkak të mos-përputhjes së numrit të personave të regjistruar në listë se kanë votuar dhe fletëve të votimit në kuti. Bëhet fjalë për vendvotimet 0684/1 dhe vendvotimin 0682.

Në vendvotimin 0684/1 ka pasur 368 persona të regjistruar që kanë votuar, kurse janë konstatuar 369 fletëvotime. Anëtarët e Këshillit zgjedhor kanë konstatuar edhe vetë lëshimin dhe e kanë evidentuar në procesverbal. KSHZ-ja mori edhe vendim për shkarkimin e tyre.

Në vendvotimin 0682 lëshimi është bëre nga vetë anëtarja e këshillit zgjedhor e cila menjëherë pas hapjes së vendvotimit ka votuar dhe më vonë është konstatuar se nuk është e regjistruar në atë vendvotim për shkak se ka ndryshuar adresën.

Ndryshe, më herët KSHZ anuloi votimin edhe në një vendvotim në Gjorçe Petrov të Shkupit, ku gjithashtu konstatoi mospërputhje të fletëvotimeve që kanë qenë në kuti dhe personave të nënshkruar në Listën Zgjedhore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota