16:19 / 25.04.2019
Meunier do të largohet nga PSG
Futbollisti belg kërkon një skuadër ku do të paguhet më shumë.
Thomas Meunier është duke menduar për të gjetur një skuadër të re. Mbrojtësit belg i ka mbetur vetëm një vit kontratë me Paris Saint Germain, por drejtuesit parisienë nuk janë ulur ende në bisedime për të rinovuar, ndaj dhe në verë janë të detyruar ta shesin.
Vetë 27-vjeçari deklaroi se i pëlqen shumë të luajë në Premier Ligë, në veçanti te Manchester United, por shtoi se ka edhe preferenca të tjera.
Meunier nuk e përjashtoi mundësinë që të luajë edhe në kampionatin kinez, ku futbollistët marrin paga të mëdha.























