Atletico nxjerr në shitje Diego Costan
BKT
Sport

Atletico nxjerr në shitje Diego Costan

Trajneri Diego Simeone nuk dëshiron ta mbajë më sulmuesin spanjoll.

Diego Costa ka pasur një sezon të dështuar me Atletico Madridin, ku mjafton të përmendim kartonin e kuq të marrë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj Barclonës në Camp Nou.

Spanjolli ka dhënë shumë pak për madrilenët, për të mos thënë aspak dhe me sa duket e ka mbushur kupën. Drejtuesit e “Los Colchoneros”, duket se nuk durojnë më dhe e kanë nxjerrë sulmuesin zyrtarisht në shitje.          

Siç raportojnë edhe mediat më të mëdha në Spanjë, 30-vjeçari duket se është kthyer në një barrë për Atleticon, teksa përfiton edhe një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Tani te Atelico janë duke pritur skuadrat që duan ta blejnë Costan, ndërsa vetë futbollisti preferon të shkojë dhe të luajë në Kinë.