Hoeness zbulon të ardhmen e trajnerit Niko Kovac
“Kur një trajner arrin në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe është mes katër ekipeve të para në Bundesligë 4 javë nga fundit, do të thotë që po bën një punë të mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Këto janë fjalët e presidentit të Bayernit, Uli Hoeness të dhënë për portalin gjerman “spox.com” duke konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm trajnerin Niko Kovac, transmeton kohajone.
“Nuk ja kam idenë se përse ka njerëz që e vendosin në diskutim- ka thënë numri një i bavarezve- jemi një pikë përpara Borussia Dortmund-it dhe kemi diferencën më të mirë të golave të shënuar dhe atyre të pësuar. Ne e dimë se çdo gabim mund të jetë vendimtar, por gjithçka është në dorën tonë. Duhet të vazhdojmë që të bëjmë atë që kemi bërë. Jam krenar për ekipin”, deklaroi numri një i kampionëve të Gjermanisë.























