10:09 / 27.04.2019
Herrera pranë transferimit te PSG
Mesfushori spanjoll do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United.
Ander Herrera do të largohet në fund të sezonit nga Manchester United pas pesë sezoneve të kaluara në Old Trafford.
Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata në verë, ndërkohë që nuk u arrit marrëveshja e rinovimit.
Një goditje e rëndë për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili e cilëson Herrerën lojtar kyç për skuadrën.
Prej kohësh është përfolur për një akord me PSG. Diçka e tillë është e vërtetë dhe 29-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin francez sezonin e ri.
Tani Manchester United do të duhet të kërkojë një lojtar të ri për mesfushën, pasi nuk mundi ta bindë Herreran për të qëndruar.























