PSG gati të heq dorë nga Meunier dhe Kurzawa
BKT
Sport

PSG gati të heq dorë nga Meunier dhe Kurzawa

Sipas L’Equipe, skuadra franceze Paris Saint-Germain, është duke u përgatitur për transferimet e sezonit të verës.

Ndërsa futbollistët Thomas Meunier dhe Layvin Kurzawa, nuk kanë arrit qa ta bindin PSG-në për një vazhdim të kontratës, shkruan Goal.

Prandaj klubi francez është i interesuar që t’i shesë futbollistët në fjalë para se ata të mund të largohen pa pagesë.

L’Equipe vlerëson se PSG-ja mund të përfitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e futbollistëve Meunier dhe Kurzawa.