12:36 / 27.04.2019
Sulmuesi shqiptar vizitë surprizë në Barcelonë
Shkëlzen Gashi nuk do të luajë më për Colorado Rapids në MLS.
Edhe pse u hoq nga lista e të grumbulluarve, gjërat për Gashin po shkojnë vaj, pasi klubi duhet t’i paguajë pagën prej 1.7 milion dollarësh.
Në këtë mënyrë Gashi është në liri të plotë dhe mund të udhëtojë ku të dëshirojë.
Së fundmi ai është ndalur në Barcelonë , ku ka ndjekur stërvitjen e blaugranave. Gjithashtu ai është takuar me mikun e tij Ivan Rakitc.
Gashi ka pozuar me kroatin si dhe kanë ndërruar fanellat me njëri tjetrin.
Sulmuesi shqiptar e ka hedhur foton në Instagram ndërsa e ka shoqëruar me komentin: Faleminderit shumë Brother @ivanrakitic! Ju uroj më të mirën për nesër dhe në Champions! #Rakitic #Gashi.























