Mourinho flet për raportet me futbollistët: Disa më quajnë bastard
Jose Mourinho vazhdon të japë intervista, tani që nuk trajnon asnjë ekip futbolli.
Trajneri portugez u shkarkua nga stoli i Manchester United dhjetorin e kaluar. Së fundi ka folur për DAZN në Itali, ku u pyet për pikat e forta dhe dobësitë e tij.
“Si njeri, kam cilësi, njohuri, përvojë dhe ambicie pa kufi. Pikat e dobëta? Jam i tmerrshëm me humbjen, i tmerrshëm me personin që ka më pak motivim se unë”.
Mourinho ka zbuluar edhe njeriun, që qëndron pas trajnerit, në rastin e tij.
“Jose është një njeri i qetë dhe emocional. Jose si trajner është pragmatik dhe emocionalisht inteligjent, por dominues. Mëkati është se njerëzit e njohin trajnerin më shumë se personin”.
Gjithashtu, ai u pyet se çfarë mendojnë lojtarët për të si trajner: “Kjo varet. Disa do t’ju thonë se unë jam një bastard”.























