Ancelotti nuk do të bllokojë asnjë lojtarë nëse dëshiron largimin
BKT
Sport

Ancelotti nuk do të bllokojë asnjë lojtarë nëse dëshiron largimin

RTKlive

Nëse ndonjë lojtarë dëshiron largimin nga Napoli, nuk do të ndalohet nga trajneri Carlo Ancelotti, transmeton RTKlive.

Tekniku italian thotë se ai nuk do të jetë pengesë nëse ndonjë lojtari dëshiron të largohet nga Napoli gjatë kësaj verë, raporton “Calcio Mercato”.

Ka zëra se Lorenzo Insigne është i etur të nis një aventure në të re në futbollin evropian, ku kërkohet nga klubi anglez, Liverpool.

“Ne nuk kemi nevojë t’i shesim lojtarët tanë më të mirë. Ne mund të nënshkruajmë me lojtarë të rinj duke ndjekur idetë tona”, Ancelotti.

“Megjithatë, unë nuk do të bllokoj atë lojtar që dëshiron të largohet. Unë kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë në karrierën time”, theksoi strategu italian.