Dzeko mbetet tek Roma nëse vjen Conte
BKT
Sport

Dzeko mbetet tek Roma nëse vjen Conte

E ardhmja e Edin Dzeko mund ende të jetë në Romë, raportojnë mediet italiane, transmeton RTKlive.

Ardhja e mundshme e Antonio Conte në krye të bankinës së romakëve, mund të vendos edhe të ardhmen e sulmuesit boshnjak.

Dzeko është i lidhur me largimin nga kryeqyteti italian, ku ai kërkohet nga klubi anglez, West Ham, megjithatë, gjerat mund të ndryshojnë dhe se lojtari pritet të vesh fanellën e Romës edhe në sezonin e ardhshëm.

Dzeko siç raportohet i pëlqen puna me ish-trajnerin e Chelsea dhe është i gatshëm të hyjë nën urdhrat e tij.

Conte është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Romës për sezonin e ardhshëm.