Neymar dhe Hazard te Reali? Ja si përgjigjet Zidane
Reali i Madridit do të luajë, mbrëmjen e nesërme ndaj Rayo Vallecanos.
Për këtë sfidë, trajneri Zidane nuk do të ketë në dispozicion Benzeman, i cili është dëmtuar dhe nuk dihet se sa do të mungojë .
Në konferencën përpara mediave, Zidane ka prekur disa tema dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve drejtpërdrejtë.
Neymar dhe Hazard? “Në Madrid shumë ëndrra bëhen realitet. Shumë lojtarë duan të luajnë këtu. Është normale dhe do të shohim çfarë do të ndodhe”.
Bale? “Ai është i lumtur dhe ka pasur jo pak minuta me mua. Deri në fund të sezonit do të ketë minuta të tjera. Unë nuk jam personi i duhur për të thënë se çfarë duhet të bëjë ai”.
Mungesa e Benzemas? “Të gjithë janë gati, ndërsa Benzema nuk do të jetë dhe ne do të vendosim një lojtar që do t’i shënojë kundërshtarit. Nuk e them se cili dhe si do luajmë nesër”.























