Nxënësit e Bellanicës së Malishevës kampion në volejboll
BKT
Sport

Nxënësit e Bellanicës së Malishevës kampion në volejboll

Nxënësit e Shkollës “Ismail Qemali” nga Bellanica e Malishevës për të katërtën herë janë shpallur kampionë të Kosovës në volejboll.

Ata në finale e zhvilluar të hënën në Drenas kanë lënë mbrapa volejbollistët e regjionit të Prizrenit.

Drejtori i shkollës, Isuf Sertolli, ka folur për suksesin.

“Për herë të parë jemi bërë kampion në vitin 2015, për herë të dytë në vitin 2017,për herë tretë në vitin 2018, dhe këtë vit për herë të katërt. Në fillim janë mbajtur garat komunale, ku ne ishim të parët. Edhe në nivel regjional, ku kanë marrë pjesë: Gjakova, Rahoveci dhe Malisheva ( Bellanica) shkolla jonë zuri vendin e parë Garat republikane në volejboll u mbajtën më 29 prill në Drenas, kanë marr pjesë (7) shtatë regjione : Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Gjilani. Në finale fituam nga regjioni i Prizrenit dhe u shpallëm kampion për herë të katërt”, ka thënë ai.