Napoli, ofertë konkrete për Trippier të Tottenhamit
BKT
Sport

Napoli, ofertë konkrete për Trippier të Tottenhamit

Napoli duket se e ka seriozisht për mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier.

Sipas medieve italiane, klubi i kaltër ka bërë ofertën e parë për të transferuar 28-vjeçarin në Itali, duke ofruar 18 milionë euro për kartonin e tij.

Një ofertë e tillë pritet të refuzohet nga klubi londinez, që për shërbimet e mbrojtësit të përfaqësueses së “3 Luanëve” kërkon të paktën 35 milionë euro.

Përveç Napolit, që prej kohësh kërkon një pikë të fortë për krahun e djathtë të mbrojtjes, për shërbimet e Trippier ka shprehur interes edhe Manchester United.