Allegri: Ronaldo do të motivohet nga golat e Messit
Massimiliano Allegri ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të jetë i motivuar për të shënuar sa më shumë gola në këtë fund të edicionit teksa Lionel Messi gjeti golin e tij të 600-të në sfidën ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Allegri shprehet se Messi është një stimul i mirë për yllin portugez.
Cristiano Ronaldo do të frymëzohet për ta përfunduar edicionin si golashënuesi më i mirë i ligës së italiane pas arritjes së fundit të Lionel Messit, i cili e arriti golin e 600-të në karrierë.
Kështu thotë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas dy golave të Messit në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
Ronaldo ishte i pari që e arriti atë shifër pas shënimit në barazimin 1:1 të Juventusit ndaj Interit të shtunën e kaluar, goli i tij i 27-të në total me gjigantin torinez pas transferimit nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës së kaluar.
Ai është 21 gola prapa Messit këtë edicion, derisa është tre prapa Fabio Quagliarellas në garën për t’u bërë golashënuesi më i mirë në Serie A këtë edicion. Por, Allegri mendon se 34-vjeçari do të jetë i motivuar për të shpërthyer në derbin e qytetit ndaj Torinos të premten.
"Messi është një stimul i mirë për Cristianon. Ne e kemi një derbi dhe Messi e ka arritur atë shifrën e 600 golave dje (e mërkurë). Ai do të jetë i motivuar për të kaluar pëprara me gola dhe ai synon ta përfundojë edicionin si golashënuesi më i mirë i Serisë A", ka thënë Allegri, transmeton albeu.
Strategu italian gjithashtu e lavdëroi edhe Aaron Ramseyn, i cili do t’i bashkohet gjigantit italian në afatin kalimtar të verës si transferim i lirë nga Arsenali. “Ai është një lojtar kualitativ, me gola në këmbët e tij, me shumë energji dhe paraqitje të larta. Ai është një transferim i madh", u shpreh ish-trajneri i Milanit.























