22:45 / 02.05.2019
Prishtina – Rahoveci, 1:0
Prishtina ka mposhtur lehtësisht Rahovecin për të fituar finalen e parë të “play-offit” në Superligën e Kosovës.
“Plisat” triumfuan 110:82 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të enjten.
Dardan Berisha ishte lider i Prishtinës me 20 pikë. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusic që shënoi 18 sosh. Te Rahoveci Deshon Minnis realizoi 30 pikë, por që s’ishin të mjaftueshme për të rivalizuar Prishtinën, transmeton Olle.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Rahovec në fundjavë. Kampioni shpallet me tri fitore.























