Milot Rashica merr një super-lajm para ndeshjes me Dortmundin
BKT
Sport

Milot Rashica merr një super-lajm para ndeshjes me Dortmundin

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës së Werder Bremenit ndaj Borussia Dortmundit të shtunën.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, raporton “deichstube.de”

Rashica e mbylli më herët stërvitjen të mërkurën për shkak të një problemi, por duket se do të jetë i gatshëm ndaj Dortmundit, transmeton zëri.

“Fin dhe Bargi nuk janë në gatshëm, Niklas Moisander është i suspenduar, të gjithë të tjerët janë të gatshëm dhe mund të luajnë”, ka deklaruar Kohfeldt.