Sarri: Është bukur këtu
BKT
Sport

Sarri: Është bukur këtu

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Londër.

“Kaq larg sa kemi shkuar, ky kampionat më bëri të lumtur, është bukur të luash këtu, niveli është shumë i lartë, më pëlqen kjo gjë”, tha ai.

“Djemtë po bëjnë më të mirën, ne në Kupë kemi eliminuar ekipe si Tottenham e Liverpool dhe kemi mbërritur deri në gjysmëfinalën e Europa Leagues dhe po mundohemi të shkojmë në finale”, përfundoi strategu italian.