17:02 / 03.05.2019
Ja gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në derbit e fundjavës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të premten ka bërë publike delegimin e gjyqtarëve të fundjavës në elitën e futbollit tonë.
Kryesfida e kësaj fundjave, luhet në Gjilan mes Dritës dhe Prishtinës, takim i cili do të gjykohet nga Selim Isufi.
Kurse, derbi tjetër i kësaj xhiro mes Llapit dhe Trepçës 89 i është besuar Besfort Kasumit, derisa derbin e Drenicës, mes Feronikelit dhe Drenicës do ta gjykojë Genc Nuza.























