Capello tregon historinë si qëndroi Messi te Barça
BKT
Sport

Capello tregon historinë si qëndroi Messi te Barça

Lionel Messi, që vazhdon të bëjë të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës, është sot në "Camp Nou" edhe për meritë të Fabio Capellos, i cili tregoi për "Sky Sports" një anekdotë për të shkuarën e "pleshtit".

Trajneri italian e takoi argjentinasin në moshë të re gjatë një miqësoreje kur ai stërviste Juventusin.

"Më tha presidenti i Barcelonës, Laporta: "Messi është këtu në Barcelonë për meritën tuaj gjatë një ndeshjeje që luanim në një miqësore gjatë përgatitjeve të sezonit me Juven, trofeun "Gamper", transmeton albeu.

“Messi ishte 16 vjeç dhe unë, pas 20 minutash, shkova te Raicard, që atëherë ishte trajneri, dhe i thashë: "Te ju nuk luan sepse është ekstrakomunitari i katërt. Na e jepni neve, e mbajmë një vit dhe pastaj rikthehet”.

Dhe ai më tha: "Jo, do shohësh se do arrijmë ta zgjidhim". Dhe, në fakt, ia dolën", tregon Capello.