17:28 / 03.05.2019
“Dashuria” e Allegrit largohet nga Juve, gati akordi me gjigantin evropian
Në verë Sami Khedira me shumë mundësi do të jetë e shkuara e Juventusit, pasi mesfushori nuk po jep atë që presin nga ai në Torino.
Por skuadra, e cila e kërkon atë është surprizë. Sipas “Tuttosporrt”, Bayerni ka shfaqur shumë interes dhe e do Khediran në Munich.
Gjermani ka luajtur më përpara në Bundesligë, me Stuttgartin dhe e njeh shumë mirë ambientin.
Juventusi do ta shesë, mesfushorin e saj, pasi me ardhjen e Ramseyt, bardhezinjtë duan të risin cilësinë teknike në mesin e fushës së tyre.
Khedira në sezonet e tij në Torino ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Allegrit, i cili është kritikuar shumë për zgjedhjet e tij.























