18:57 / 03.05.2019
Kjo është oferta e Juvës për Icardin
Skuadra e Juventusit i ka bërë Interit ofertë zyrtare për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, përcjellë e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Fabio Paratrici, është takuar me drejtuesit e Interit, të cilëve ua ka bërë ofertën për Icardin.
“Zonja e Vjetër” i ka ofruar Interit 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Icardit në fund të këtij edicioni.
Ndërsa sulmuesit 26-vjeçar i ka bërë gati një pagë vjetore mbi tetë milionë euro.























