Ylli i PSG-së objektivi i Juventusit
Në sfidën për të triumfuar në Champions League, skuadra e Juventusit po piketon disa yje për të përforcuar grupin aktual.
Dhe ndryshime rrënjësore pritet të pësojë reparti i mbrojtjes, duke parë që Barzagli u tërhoq nga sporti si dhe Chiellini e Bonucci janë pranë pensionit. Për këtë arsye, drejtori sportiv Fabio Paratici ka gati zëvendësuesit.
Në projektin e Juventusit të ri është përfshirë edhe mbrojtësi i qendrës të skuadrës së PSG-së, braziliani Marquinhos. Një lojtar që kushton shumë (60 milionë euro) dhe ka një rrogë të mirë, por Juventusi është gati të bëjë një sforcë për mbrojtësin 24-vjeçar. Duket se Marquinhos është në “pole” për të ardhur te bardhezinjtë në merkaton e verës, transmeton albeu.
Braziliani ka fituar garën me Savic, Ruben Dias dhe Manolas, që janë disi më pas. Ndërkohë që, Raphael Varane dhe Matthijs De Ligt duken të paarritshëm për bardhezinjtë. Marquinhos luan me PSG-në që prej vitit 2013 dhe në 155 ndeshje ka realizuar 11 gola.
Ai është edhe pjesë e kombëtares "selecao", fanellë të cilën e ka veshur 33 herë (edhe 1 gol).























