19:24 / 03.05.2019
Skautë të Manchester United në ndeshjen Napoli-Cagliari
Përfaqësues të klubit anglez të Manchester United, do të jenë në tribunën e stadiumit “San Paolo”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Cagliarit.
Në vëmendjen e tyre do të jenë mbrojtësi napolitan Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Nicolo Barrela, për të cilën “djajtë e kuq” mund të bëjnë një ofertë në fund të sezonit.























