Werder Bremeni i Rashicës ndal Dortmundin
Werder Bremen i yllit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka ndalur sonte Borussia Dortmundin.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Weser-Stadion”, në kuadër të xhiros së 30-të të Bubdseligës, ka përfunduar me rezultat 2-2.
Në këtë ndeshje kishim dy paraqitje të ndryshme në dy pjesë. Derisa në pjesën e parë Dortmundi dominoi plotësisht ndeshjen, ku shënoi dy gola, në pjesën e dytë në fushë dominoi Werderi, duke arritur që të barazojë.
Rashica pati paraqitje të mirë, ku goli i parë u shënua pas asistimit të tij, ndërsa pati edhe një rast të mirë shënimi, që iu mohua nga portieri kundërshtar.Dortmundi tani thuajse ka humbu çdo gjasë që të pretendojë për pozitën e parë, pasi mbetet me 4 pikë prapa Bayerinit. Werderi mban pozitën e 9-të me 47 pikë.























