23:03 / 04.05.2019
Liverpooli shënon fitore, rimerr kreun e Premierligës
Liverpooli ka shënuar fitore sonte në “St. James’ Park”, duke e mposhtur Neqcastle United.
Ndeshja e zhvilluar në Premierligë, ka përfunduar me rezultat 2-3.
Në fitoren e Liverpoolit kontribut ka dhënë edhe kosovari, Xherdan Shaqiri, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë. Derisa rezultati ishte i barabartë, pas një pasimi të mirë të Shaqirit nga gjuajtja e lirë, topin e goditi me kokë Divock Origi, duke e rikthyer epërsinë.
Liverpool tani kryeson Premierligën me 94 pikë, dy më shumë se Manchester City, i cili të hënën e pret në takim Leicester Cityn.























