Llapi deklason Trepçën’89, Flamurtari shtang Gjilanin, fiton edhe Ferizaj
BKT
Sport

Llapi deklason Trepçën’89, Flamurtari shtang Gjilanin, fiton edhe Ferizaj

FC Llapi ka marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit, duke mundur Trepçën ’89, me rezultat 4-1, të dielën në “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës së 30-të të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKlive.

Skuadra e Tahir Batatinës, edhe në duel me “minatorët” kanë vazhduar më formën e mirë, duke bërë edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

Ahmed Januzi, ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar het-trik (22’, 89’, 90+3’) dhe Behar Maliqi (45’), shënuan për fitoren e llapjanëve, të cilët tani kanë 69 pikë aq sa edhe Prishtina, dhe dy me pak se lideri i tabelës, Feronikeli, ndërkaq, golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Troare (17’).

Fitore të madhe ka arritur Flamurtari i Prishtinës që në udhëtim mundi Gjilanin, me rezultat 0-1, me golin e Shen Kelmendit (62’). Kuqezinjtë e Prishtinës më këtë trepikësh bëjnë hapin gjigant në garën për t’i ikur barazhit.

Tri pikë të arta i ka arkëtuar edhe Ferizaj që para tifozëve të saj, mundi Lirinë, me rezultat 3-1. Ermal Krasniqi (45’), Qerkini (72’) dhe Dren Gashi (90+3’), u përkujdesën për fitoren tejet të rëndësishme për skuadrën e Bylbyl Sokolit, kurse, golin e vetëm për skuadrën mike e realizo Beseni (21’).

Ndërkohë, Ballkani më pak mund ka mundur në udhëtim KEK-un, me rezultat 0-3.