Favre gjen fajtorin: Titullin e humbëm vetë
BKT
Sport

Favre gjen fajtorin: Titullin e humbëm vetë

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, ka deklaruar sot se edhe pse matematika mban ende në lojë skuadrën e tij në garën për titullin kampion në Bundesliga, ai është dorëzuar. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, Bayern Mynih ka 4 pikë avantazh.

“Titulli kampion nuk është më në dorën tonë, por gjithçka varet nga ajo që do të bëjë Bayern. Të shpresosh është normale, por besoj se lutjet nuk bëjnë më punë. Nuk besoj se bavarezët do të gabojnë dy ndeshje radhazi, do të ishte çmenduri”, u shpreh Lucien Favre, përcjell Telesport.

“Mendoj se ky është një titull që e humbëm vetë, pasi në shumë ndeshje nuk arritëm të konkretizojmë me 3 pikët avantazhin e krijuar. Sidomos në fazën e dytë, ashtu sikurse ndodhin në ndeshjen e fundit ndaj Werder (nga 2-0, barazim 2-2). Dhe në të tilla raste penalizohesh rëndë dhe ne e pësuam. Nuk ditëm të shfrytëzojmë shanset që na u krijuan gjatë këtij sezoni dhe tani vuajmë pasojat”, tha Favre.