Milan fiton ndaj Bolognas, mban gjallë shpresat për Champions
BKT
Sport

Milan fiton ndaj Bolognas, mban gjallë shpresat për Champions

Milan ka fituar 2-1 ndaj Bologna-s dhe mban gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirëve.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për kuqezinjtë, të cilët në fund të takimit duhet të vuanin për të marrë fitoren, përcjell Telesport. 

Vendasit e nisën mirë takimin, por skena të shëmtuara janë parë në stol pas dëmtimit të Lucas Biglia.

Trajneri Gattuso i kërkoi Bakayoko-s të futet në fushë, por mesfushori ka refuzuar dhe madje janë dëgjuar edhe fjalë të rënda të lojtarit drejt trajnerit. 

Megjithatë, Milan shënon golin e avantazhit me Suso-n në minutën e 37’ të takimit. 

Pas pushimit ishte Fabio Borini ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 67’ me një goditje nga shumë pranë portës. 

Bologna rifutet në lojë me golin e Destro-s, i cili ka luajtur te Milan para disa sezoneve. 

Minutat e fundit ishin me emocione, pasi Milan po luante me një lojtar më pak pas të kuqit të Paqueta, por rezultati mbeti i pandryshuar. 

Edhe Bologna e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak pas të kuqëve të Sansone dhe Dijks në kohën shtesë.

Kjo është ndeshja e parë që prej derbit që Milan ka shënuar dy gola në një ndeshje të Serie A.  

Mund të quhet një rilindje e vogël për kuqezinjtë.