​​Paqueta suspendohet me tri ndeshje, mbyllet sezoni për brazilianin
BKT
Sport

​​Paqueta suspendohet me tri ndeshje, mbyllet sezoni për brazilianin

Mesfushori i Milanit është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme.

Lucas Paqueta mbyll përpara kohe sezonin. I ka kushtuar kartoni i kuq që mori në ndeshjen ndaj Bolognas në San Siro brazilianit të Milanit i cili është skualifikuar me tri ndeshje nga gjykatësi dhe e ka mbyllur këtë sezon para kohe.

Paqueta është dënuar me 1 ndeshje për kartonin e dytë të verdhë dhe dy takime të tjera për faktin se preku me duar gjyqtarin në momentin e protestës me këtë të fundit që i tregoi kartonin e ku.

Në këtë mënyrë Paqueta i cili kishte pak kohë që ishte rikthyer nga lëndimi do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gennaro Gattuso në sfidat ndaj Fiorentinës, Frosinones dhe Spalit.