Messi sulmohet nga tifozët e Barcelonës
BKT
Sport

Messi sulmohet nga tifozët e Barcelonës

Një grup i tifozëve në aeroport kanë tentuar ta sulmonin yllin argjentinas.

Eliminimi i një nate më parë nga Liverpooli, ka shokuar gjithë Barcelonën dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa probleme.

Sipas gazetës spanjolle AS, Lionel Messi është sulmuar nga një grup tifozësh katalanas në momentin që ka mbërritur në aeroport.

Ishte Pepe Costa, një pjesëtar i stafit të Barçës, ai i cili e largoi argjentinasin, duke evituar një incident më të madh.

Zhgënjimi i madh i tifozëve për këtë eliminim tregon se as lojtari më i mirë i skuadrës nuk kursehet nga kritikat.