Kapiteni i Lyon-it, drejt Milanit
BKT
Sport

Kapiteni i Lyon-it, drejt Milanit

Ylli i Lyon-it Nabil Fekir është një nga më të kërkuarit në merkato.

Kapiteni i skuadrës franceze ka vendosur ti thotë lamtumirë klubit, ndërsa Milani mbetet favorit për të nënshkruar me të.

Kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Lyon-in, por velëra e tij në merkato është e madhe teksa kushton rreth 70 milion euro.

Megjithatë kualifikimi ose jo në Ligën e Kampioneve do të vendosë shumë se sa do të blihet francezi, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë për Fekir interes ka shfaqur dhe skuadra e Tottenhamit e cila e sheh atë si pasuesin ideal të Dembele i cili iku në merkaton e janarit në Kinë.