Llorente: Bëmë diçka të pabesueshme
Sulmuesi i Tottenhamit, Fernando Llorente, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij kundër Ajaxit (2-3), ishte një ndeshje e pabesueshme, raporton RTKlive.
“Spurs” përmbysen skuadrën holandeze në pjesën e dytë, falë tregolëshit te Lucas Mouras për të siguruar finalen e madh të Ligës së Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e pabesueshme. Në pjesën e parë ishim jashtë lojës, luajtëm keq, por në të dytën u kthyem. Ky është futbolli. Bëmë diçka të pabesueshme”, tha spanjolli pas ndeshjes për “Sky Sport”.
“Urime për Lucas Moura, sepse ai shënoi një het-trick të çmendur që na ndihmoi të fitonim”, theksoi Llorente.
Tottenham në finalen e madh të Ligës së Kampionëve që luhet me 1 qershor në Madrid, do të përballet me Liverpoolin, kjo e fundit eliminoi Barcelonën.























