Mourinho "thumbon" Ajax-in: Po luani në Champions, jo me Vitessen
BKT
Sport

Mourinho "thumbon" Ajax-in: Po luani në Champions, jo me Vitessen

I ftuar në televizionin Bein Sport, Jose Mourinho ka kritikuar paraqitjen e Ajax-in ditën e djeshme.

"Për mua është filozofia e lojës ajo që bën diferencën. Çdo skuadër ka stilin e vet dhe lojtarët përshtaten në bazë të saj. Por ndonjëherë duhet të ndërrosh filozofi në mënyrë që të fitosh një ndeshje".

Ajax-i ishte në avantazh me shifrat 2-0 në pjesën e parë, por një Lucas Moura fenomenal ua prishi mbrëmjën, raporton albeu.

"Bazike në futboll është të ruash balançat dhe jo të shpërqendrohesh. Ajax-i vazhdoi me filozofinë e vet. Ata luajtën pjesën e dytë sikur po luanin me Vittesen në kampionatin holandez. Urime Tottenham dhe paçi fat në finale," e mbylli fjalën 56 vjeçari.