Ferizaj çon Trepçën ‘89 në barazh, fiton edhe Ballkani
Ferizaj ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mundur sot në udhëtim Trepçën ’89, me rezultat 1-2, dhe duke bërë hapin gjigant në garën për t’i ikur barazhit.
Skuadra e Bylbyl Sokolit është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë, dhe trepikëshin e fituar sot, thuaj se është larguar nga zona që çon në barazh.
Dardan Qerkini (54’) dhe Ermal Krasniqi (63’), shënuan nga një gol për fitoren e Ferizajt, e cila tani ka 40 pikë dhe ngjitët në pozitën e pestë, kurse, golin e vetëm për “Minatorët” e realizoi Arb Manaj (80’). Trepça ’89 renditet në vendin e tetë me 39 pikë të tubuara, transmeton RTKlive.
Fitore të madhe ka arritur edhe Ballkani që me golin e Blend Baftiu (56’), mundi Gjilanin. Therandasit ngjitën në pozitën e shtate me 39 pikë, derisa Gjilani ka tri pikë më pak dhe bie në vendin e dhjetë.
Ndërkaq, në takimin tjetër i ditës së sotme mes Flamurtarit dhe Drenicës, është mbyllur pa gola.























