Partizani-Tirana, “demat” gati për festë
Erdhi moment i derbit të kryeqytetit. Partizani-Tirana është përballja më e ndjekur në historinë e futbollit shqiptar.
Sot në orën 16:30, në stadiumi “Selman Stermasi”, do të hapë dyert për derbin e fundit të këtij sezoni.
Le të kthehemi pas në kohë për të kujtuar historinë që mbart kjo ndeshje.Ishte viti i largët 1947, në të cilin u luajt ndeshja e parë midis 2 skuadrave. Partizani fitoi me rezultatin 4-2. Ky do të ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë suksesesh dhe disfatash për të dyja skuadrat.
Shumë vite kanë kaluar nga ajo ndeshje. Sot Partizani dhe Tirana janë skuadrat më me prestigj në Shqipëri. Si rivaliteti më i zjarrtë në vend, kjo ndeshje është dhe më e kontestuara. 2 grupimet përkatëse Ultras Guerils(tifozët e Partizanit) dhe Tirona Fanatics prodhojnë gjithmonë spektakël në tribuna.
Sigurisht kjo është betejë për supremaci dhe tensioni, grushtat, sharjet janë normale.Tirana(ose Tirona) është klubi më i titulluar në Shqipëri me plot 24 kampionate të fituara. Kanë fituar Kupën e Shqipërisë 16 herë dhe 1 herë Superkupën e vendit.
Por kanë fituar edhe 1 herë kampionatin e Kategorisë së parë(përkon me ligën e 2 në Shqipëri)Partizani ka fituar 15 herë kampionatin, po aq herë kanë triumfuar në Kupë, si dhe kanë fituar 1 herë Superkupën. Arritja më e madhe e “Demave” është fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970.
Partizani aktualisht gjendet në vendin e 1, e distancuar nga Kukësi i vendit të 2-të. Një fitore e kryeqytetasve në derbi, e shoqëruar me çdo rezultat të Kukësit do t'i shpallte automatikisht kampion. Ky titull mungon në shtëpinë e Partizanit që nga sezoni 1992-93.























