17:25 / 12.05.2019
Berardi dëshiron të luajë për Liverpool
Sulmuesi italian, Domenico Barardi, ka thënë se nëse do t’i jepej mundësia që të zgjedhë, atëherë do t’i bashkohej Liverpoolit.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, shkruan Goal.
Futbollisti në fjalë prej kohësh është vënë në shënjestrën e skuadrave të mëdha si Inter Milan, Roma dhe Juventus.
Mirëpo si duket 24 vjeçari nuk është i interesuar që t’i bashkohet ndonjërës prej skuadrave italiane.
“Nëse do të më jepej mundësia të zgjedhja, unë do të luaja për Liverpool”, ka thënë ai.























