11:55 / 15.05.2019
Atalanta piketon sulmuesin e Fiorentinës, si pasues të Zapatës
Kriza e thellë e Fiorentinës do të ketë pasoja edhe në merkato. Lojtarët kryesorë janë në shënjestrën e klubeve të mëdha, teksa edhe blerja e kartonit të Luis Muriel nga Sevilla, për shumën e 15 milionë Eurove, është në pikëpyetje.
Nga një situate e tillë dëshiron të përfitojë Atalanta, e cila është gati të paguajë shumën për të përforcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Duvan Zapatën, i cili mund të largohet për shkak të ofertave shumë të rëndësishme.
Kualifikimi në Champions do të detyronte Gasperinin të mos e shiste Zapatan, por ndërkohë edhe të blinte kolumbianin tjetër Muriel, për të shtuar cilësinë në repartin e avancuar.























