09:39 / 16.05.2019
Princi Edward vizitë në Maqedoninë e Veriut
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dje pasdite në aeroportin e Shkupit ka pritur Princin Edward, udhëheqësin e Wessex-ut dhe njëri prej djemve të Mbretëreshës Elizabeta e dytë.
Me këtë rast, Shekerinska në Twitter ka shkruar “një vizitë unike që flet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.
Madhëria e tij, Princi Edward nesër do të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në Filarmoninë Kombëtare për të shënuar bashkëpunimin midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë Veriore në sferën e arsimit, mjedisit jetësor dhe artit.
Kjo është vizita e dytë e Princi Edward në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2006, ai kishte vizituar vendin tonë me rastin e hapjes së objektit të ri të Ambasadës Britanike në Shkup. /Alsat-m























