Toni Kroos rinovon me Real Madridin deri në vitin 2023
BKT
Sport

Toni Kroos rinovon me Real Madridin deri në vitin 2023

Real Madrid ka njoftuar mëngjesin e së hënës për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Toni Kroos deri në vitin 2023.

Futbollisti do të paraqitet në sallën e konferencave nga ora 13:00 për të ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Gjermani kishte rinovuar së fundmi në verën e vitit 2016 një kontratë katër vjeçare e cila i skadonte verën e ardhshme (2020), por me kontratën e re ai do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023.

Kroos ishte njëri ndër të sinjalizuarit për sezonin katastrofal të Real Madridit, derisa parashihej që të largohej nga klubi.