13:48 / 22.05.2019
Pendarovski emëron shqiptar në krye të Agjencisë së Zbulimit
Eroll Musliu do të jetë drejtor i Agjencisë për Zbulim.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka emëruar një shqiptarë në krye të Agjencisë së Zbulimit.
Eroll Musliu është nga Kërçova, ndërkohë që një kohë të gjatë është pjesë e Agjencisë së Zbulimit, ndërsa njihet si kuadër profesionist. Së fundmi ka ushtruar detyrën e këshilltarit të drejtorit, ndërsa ndër vite ka udhëhequr dhe disa drejtori të rëndësishme në Agjencinë e Zbulimit,
shkruan gazeta KOHA.























