City ofron 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit
BKT
Sport

City ofron 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Kampionët e Anglisë kanë nisur të mendojnë për përforcimet e sezonit të ardhshëm.

Joao Cancelo është dëshira e madhe e Manchester Cityt në afatin kalimtar veror.

Pasi kanë pasur probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes, te City duan që portugezi të jetë lojtari i cili do ta mbulojë këtë pozitë të fushës.      

Cancelo e kishte nisur shumë mirë sezonin me Juven, por që nga muaji janar forma e tij kishte pësuar një rënie, gjë që ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e tij te Zonja e Vjetër.

Gazeta portugeze Record, raporton që City është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për mbrojtësin, ku në këtë rast do të përfitonte edhe Juventusi,  i cili një vit më parë e kishte blerë atë për 40 milionë.

Gjithsesi, vendimtar do të jetë vendimi i trajnerit të ri që do të vijë te Juventusi, i cili do të vendosë nëse do ta shesë apo ta mbajë Cancelon.