Sot finalja e Kupës, Trepça’89 - Feronikeli
BKT
Sport

Sot finalja e Kupës, Trepça’89 - Feronikeli

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës’89 dhe Feronikelit luhet sonte prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Skuadra e Feronikelit, e cila vetëm pak ditë më parë iu gëzua titullit të kampionit në IPKO Superligë, synon ta përmbyll këtë edicion me kurorën e dyfishtë. Në anën tjetër, Trepça’89, e cila në fund të kampionatit befasisht e gjeti vetën në barazh, do ta japë maksimumin që të shkaktojë befasi dhe të kurorëzohet me kupë, që njëherësh do t’ia mundësonte skuadrës mitrovicase daljen në garat e Ligës së Evropës.

Pa dyshim me vëmendje të madhe këtë ndeshje do ta ndjekin edhe drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e Prishtinës, ngase në rast të triumfit të Feronikelit, atëherë do të jetë Prishtina si nënkampione ajo që do të përfitonte për dalje në Ligën e Evropës.