Lajm i mirë për Kosovën, Mali i Zi me dy mungesa të rëndësishme
BKT
Sport

Lajm i mirë për Kosovën, Mali i Zi me dy mungesa të rëndësishme

Kombëtarja e Malit të Zi nuk do të jetë e kompletuar për përballjen me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë, takim ky i cili do të zhvillohet nga ora 20:45.

Ky takim do të luhet pa praninë e publikut shkaku i ndëshkimit nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për thirrje raciste dhe abuzim me lojtarët kundërshtar.

Kosovës pas dy sulmuesin e tyre.

Ylli i njohur, Stevan Jovetic ka kryer një operim në këmbë dhe do të mungojë deri në muajin nëntor.

Mungesa e dytë do të jetë Luke Gjorgjevic, i cili ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë katër muaj jashtë fushave të blerta.

Këta dy futbollistë do t’i mungojnë Malit të Zi edhe ndaj Çekisë disa ditë më vonë.