Këta janë lojtarët që Conte i do tek Interi
Nënshkrimi me Antonio Conten pritet të sjellë ndryshime te skuadra zikaltër.
Antonio Conte ka përpiluar listën e lojtarëve që i do tek Interi, pas zyrtarizimit të tij si trajner i këtij klubi.
Me ardhjen e Diego Godin nga Atletico Madrid, mbrojtja zikaltër duket e kompletuar. Në mesfushë, emrat që pëlqehen më shumë janë që të gjithë italianë, duke filluar nga Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini e Nicolo Barella.
Dhurata e parë për Antonio Conten pritet të jetë Chiesa, për të cilin drejtuesit e Interit kanë nisur duelin me ata të Juventusit. Por, ka edhe emra të tjerë që pëlqehen prej kohësh, edhe ata të rinj dhe italianë.
Ndërkohë, emrat për sulmin, pas largimit të Mauro Icardit, janë bërë të ditur prej kohësh, objektiva janë Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko.
Conte me Interin e tij të ri synon të luftojë për trofe në Itali.























